Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prag zgjedhjesh, pas sheshit “Skënderbej” në pritje të bulevardit të ri

Prag zgjedhjesh, pas sheshit “Skënderbej” në pritje të bulevardit të ri
June 18
17:22 2017

Prezantimi i punimeve që kanë kryer bashkitë apo qeveritë në fushata zgjedhore është bërë diçka normale për të cilën nuk habitet më askush.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me bulevardin e ri të Tiranës, i cili do të hapet në datën 20 qershor, vetëm 5 ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Hapja e kësaj zone do të vijë vetëm pak ditë pas inaugurimit të sheshit “Skënderbej” dhe disa koncerteve radhazi që janë në mbajtur në të.

Sa i përket investimit të zgjatimit të bulevardit, vetëm segmenti i parë është ai që do të inaugurohet dhe pjesa tjetër pritet të mbarohet gjatë kohës në vazhdim.

Për herë të parë në Shqipëri, aksi kryesor do të ndriçohet me një ndriçim të përshtatshëm për makinat e për të gjithë ata që do të përdorin bulevardin. Falë teknologjisë më të fundit, projektuesit kanë menduar për të krijuar një ndriçim më miqësor për sheshet kryesore, duke nisur nga ai kryesor që është tek ish-stacioni i trenit e më pas me vendosjen e ndriçimit në bulevard, si dhe te sheshet e tjera ku qytetarët do të kenë mundësi që të pushojnë të qetë dhe në mënyrë komode.

Përveç aspektit estetik, teknologjia e përdorur për sistemin e ndriçimit në bulevardin e ri është e gjeneratës së fundit, duke pasur efikasitet më të lartë.  /Blitz.al/

Shperndaje