Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Postimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave në Twitter

Postimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave në Twitter
December 13
16:02 2016

Një postim i presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump në Twitter i ka kushtuar një kompanie ajrore më tepër se 3.5 bilionë $.
“Programi F-35 ka kosto jashtë kontrollit. Biliona dollarë mund dhe do të kursehen nga ushtria e shërbime të tjera pas 20 janarit”,- shkruan në postimin e tij Trump.
Menjëherë pas këtij postimi, vlera në treg e kompanisë LockHeed Martin, e cila ka këtë program, ka rënë me 3%, që përkthehet në një shifër prej 3.5 bilionë $.
Por gazeta “Independent” bën me dije se kjo rënie me siguri do të jetë e përkohshme.
“Ata që e lejojnë atë të bëjë këto postime duhet të pushohen nga puna”,- tha mes të tjerash me shaka njëri prej drejtuesve të kësaj kompanie. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje