Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Poshtëroi pesë fëmijë sirianë, “Amnesty International” kërkon të hetohet policia greke

Poshtëroi pesë fëmijë sirianë, “Amnesty International” kërkon të hetohet policia greke
October 02
14:01 2016

Në një deklaratë të fundit të saj, “Amnesty International” ka kërkuar hetimin e menjëhershëm të një rasti poshtërues të pesë fëmijëve refugjatë sirianë.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur javën e kaluar në rajonin policor të Omonias në Athinë, ku një grup policësh kanë dhunuar e poshtëruar pesë fëmijë sirianë të moshave 12-16 vjeç.

Ata po mbanin automatikë lodre të blera për një shfaqje teatrale në një prej qendrave të kulturës, me temë luftën në atdheun e tyre, Siri. Pasi i kanë parë, policët kanë thirrur përforcime dhe i kanë shoqëruar në rajon ku i kanë mbajtur 7 orë për një verifikim të thjeshtë të kredencialeve dhe u kanë kërkuar të zhvishen. Ata që kanë refuzuar i kanë goditur.

Lidhur me këtë çështje, 21 deputetë të “Syriza”-s kanë kërkuar interpelancë në parlament me ministrin e Rendit të Greqisë dhe hetim të plotë e dënim të autorëve. /Blitz.al/

Shperndaje