Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Porti, Durrës – Sekuestrohen 12 kg Cannabis Sattiva, 1 i arrestuar

Porti, Durrës – Sekuestrohen 12 kg Cannabis Sattiva, 1 i arrestuar
October 21
09:46 2016

Policia Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka sekuestruar 12 kg Cannabis Sattiva dhe ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

– Hamdi Nderjaku, 51 vjeç, banues në Shijak.

Arrestimi i tij u bë pasi:
Më datë 20.10.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin kamion  “Renault” me targa AA 655 FF,  që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, në kabinë  u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

– rreth 12 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë, parashikuar në Nenin  283/a, 22 të Kodit Penal. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje