Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Porti Durrës, goditet një rast i kontrabandës së ilaçeve. Sekuestrohen 3.030 tableta “diazepam”

Porti Durrës, goditet një rast i kontrabandës së ilaçeve. Sekuestrohen 3.030 tableta “diazepam”
October 09
13:01 2016

Nga Anduena Llabani

Efektivët e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, mbrëmjen e datës 08.10.2016, kanë goditur një rast kontrabande me mallra të licencuara.

Arrestohet në flagrancë shtetasi:

  • Arsim Gashi 43 vjeç, me shtetësi norvegjeze dhe kombësi shqiptare, banues në Norvegji.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, shtetases:

  • F.G. 38 vjeçe, banuese në Norvegji, me shtetësi norvegjeze dhe kombësi shqiptare.

Shtetasit e mësipërm, bashkëshortë, më 08.10.2016, rreth orës 21:00 janë paraqitur pranë kabinave të kontrollit të Policisë Kufitare PKK, Porti Durrës, për t’u imbarkuar në tragetin e linjës Durrës-Bari, me mjetin tip “Ford” me targë LS75558, me destinacion përfundimtar Norvegjinë.

Efektivët e policisë, bazuar në disa dyshime, e kanë kaluar mjetin për kontroll më të hollësishëm në vijën e dytë dhe pranë Skanerit S2 Albania.

Pas ekzaminimit u konstatuan disa pjesë të dyshimta në makinë te pjesa e parakolpit dhe e mbrapakolpit te saj.

Pas kontrollit të kryer u vu re se në këto pjesë gjendeshin 3 kamerdare gome të izoluara me tel, brenda së cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • një sasi e konsiderueshme ilaçesh të llojit Apaurin Diazepam, në total 3.030 tableta, 45.450 kokrra.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara”, parashikuar në nenin 173 të Kodit Penal. /Blitz.al/

whatsapp-image-2016-10-09-at-11-25-46-1 whatsapp-image-2016-10-09-at-11-25-46

Komento
Shperndaje