Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Portat prej hekuri, flet mjeku: “Mos i përdorni! Çdo vit 10-15 pacientë të dëmtuar”

Portat prej hekuri, flet mjeku: “Mos i përdorni! Çdo vit 10-15 pacientë të dëmtuar”
August 08
16:34 2017

Në harkun kohor të 6 muajve në vendin tonë kanë ndodhur 2 raste tragjike të humbjes së jetës së fëmijëve si pasojë e goditjes nga rrëzimi i portave të hekurit.

Më i fundit ndodhi në fshatin Blliçe të Peshkopisë, ku një djalë me inicialet A.S., 6 vjeç, banues në lagjen “Sule”, njësia administrative Fushë-Çidhën, Dibër,  kishte shkuar te shtëpia e dajës së vet në fshatin Blliçe-Dibër dhe duke luajtur në oborr me portën e hekurit me shina është shembur porta duke e goditur në kokë fëmijën 6- vjeçar.

Si pasojë e goditjes, fëmija A.S. ka humbur jetën.

Ditën e sotme, mjeku Fatos Olldashi ka bërë një apel për mospërdorimin e portave të mëdha të hekurit me shinë, sepse sipas tij janë shumë të rrezikshme.

“Duhet të ndalohet përdorimi i këtyre portave. Trajtojmë rreth 10-15 pacientë në vit. Kryesisht fëmijë. Të gjithë kanë një përfundim fatal me humbje të jetës apo paraliza nga dëmtimet e shtyllës kurrizore. Ju lutem shpërndajeni këtë informacion. Këshilloni aty ku i shikoni, që t’i heqin këto lloj portash nga përdorimi”, – shkruan mjeku Fatos Olldashi.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje