Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Portali gjerman i mrekulluar nga tifozeria shqiptare: Faleminderit Shqipëri! Ishte e mrekullueshme!

Portali gjerman i mrekulluar nga tifozeria shqiptare: Faleminderit Shqipëri! Ishte e mrekullueshme!
June 23
13:59 2016

Faleminderit Shqipëri, ishte e mrekullueshme! – e nis kështu artikullin portali gjerman “20 min”, i cili i ka dedikuar një shkrim analitik hap pas hapi  pjesëmarrjes së Kombëtares Shqiptare për herë të parë në Euro 2016.

Ata shkruajnë për fitoren historike të Shqipërisë me Armeninë vitin e kaluar, e cila ishte hapi përfundimtar i asaj faze që na çoi drejt lindjes së një kapitulli të ri në historinë e futbollit, si dhe për ndeshjen me Zvicrën dhe Francën duke i konsideruar si fat të keq për kombëtaren tonë. Goli i Armando Sadikut për ta përshkruhet si shpërthim i një “tërbimi” të mbartur nga ndeshjet e mëparshme dhe si një gol historik. “Edhe pse jo të kualifikuar, futbollistët dhe tifozët shqiptarë mund të quhen fitues”,- shkruan portali “24 min”.

Duket se gjermanët janë impresionuar nga tifozeria shqiptare dhe kënga “Kuq e zi je ti”, aq sa në shenjë falënderimi  për shqiptarët, siç edhe citojnë në titull, kanë montuar një video ku shfaqet tifozeria jonë tek këndon “Kuq e zi je ti”, këngë që është konsideruar një himn i dytë tashmë për shqiptarët, gjë e vërtetuar edhe nga shumë video ku tifozët shfaqen duke e kënduar njëzëri. Nën muzikë titanësh, tingujt e këngës “Kuq e zi je ti” dhe valëvitjet  të  flamurit  në videon që zgjat rreth 5 minuta, ata kanë treguar se si festojnë shqiptarët, duke mos i kufizuar superlativat.

Shperndaje