Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Portalet paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga banka!

July 07
20:19 2016

Ditën e sotme, portalet jetaoshqejf.al dhe newsbomb.al kanë publikuar një lajm në lidhje me një nga bankat më të mëdha në Shqipëri, “Raiffeisen Bank”, ku paralajmërohen qytetarët e sidomos klientët e kësaj banke të kenë kujdes pasi banka po përpiqet t’i mashtrojë. Sipas këtyre portaleve, “Raiffeisen Bank” ka gjetur një mënyrë për të kompensuar paratë e vjedhura pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, duke qenë se ishte ajo banka që i posedonte këto para.
Nisur nga denoncimi i një qytetari, i cili ka dërguar një foto pranë redaksisë së jetaoshqejf, banka njofton klientin se duke nisur nga muaji gusht do t’i mbahen komisione të përmuajshme nga llogaritë që klienti kishte pranë kësaj banke.
Gjithashtu, po sipas këtyre portaleve, çdo person që do të tërheqë para nga llogaria e vet, do t’i duhet të paguajë komision. Jetaoshtqejf dhe Newsbomb kanë bërë me dije se edhe një tjetër komision është rritur. Bëhet fjalë për atë të transfertave brenda së njëjtës bankë, i cili nga 150 lekë për transfertë është rritur me 30 lekë, duke u bërë kështu plot 180 lekë.

Etiketimet
Shperndaje