Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia zbulon detajet e shpërthimit në Tiranë, i riu montonte minë në telefon

Policia zbulon detajet e shpërthimit në Tiranë, i riu montonte minë në telefon
March 12
17:45 2018

Vetëm pak më parë Policia ka dhënë detaje për shpërthumin e ndodhur paraditen e sotme në një dyqan celularësh në Tiranë, ku mbeti i plagosur shitësi Gentian Hoxha.

Policia ka deklaruar se shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë kohës që 34 vjeçari ishte duke punuar në tavolinën e punës. Një incident në montim ka shkaktuar shpërthimin, pasi dyshohet se në dyqan montoheshin mina në celular dhe lënda plasëse i ka plasur të riut në duar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.03.2018, rreth orës 10:40, në rrugën ” Qamil Guranjaku ” në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit G.H., 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe ne pune e siper ka ndodhur një shpërthim nga lende ende e papercaktuar. Si pasoje është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale. Theksojmë paraprakisht se shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinën e punës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Blitz.al/

Komento
Shperndaje