Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia zbardh situatën kaotike në “Elbasan Arena” mbrëmjen e djeshme. Ja se çfarë ka ndodhur

Policia zbardh situatën kaotike në “Elbasan Arena” mbrëmjen e djeshme. Ja se çfarë ka ndodhur
October 31
09:47 2016

Nga Anduena Llabani

Elbasan

Bazuar në shkresën e futboll klub Partizanit nr. 389, datë 27.10.2016, për marrjen e masave, për garantimin e sigurisë të ndeshjes kombëtare të futbollit, për Kategorinë Superiore midis ekipeve Partizani dhe  Skënderbeu, që do të luhej më datë 30.10.2016, ora 17:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, ju informojmë se:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan hartoi planin e masave për sigurimin e rendit e të qetësisë për zhvillimin normal të ndeshjes kombëtare të futbollit, ndërmjet ekipeve Partizani dhe  Skënderbeu.

Sipas njoftimit të dhënë më parë për shtyp, nga ana jonë janë bërë publike masat që do të merreshin nga policia.

Gjatë ardhjes së tifozëve të Korçës me autobus, në orën 16:35, në unazën e qytetit është qëlluar me sende të forta autobusi me targa KO 1750 B, ku është thyer një xham.

Efektivat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e mëtejshëm, si dhe kanë kryer veprimet e para hetimore dhe proceduriale, ku kanë identifikuar dy autorët që  janë proceduar penalisht në gjendje të lirë

Gjatë zhvillimit të pjesës së parë të ndeshjes nuk pati probleme. Në minutën e 80-të, rreth 670 tifozë të Partizanit të dislokuar në pjesën C3 të stadiumit filluan të hidhnin në fushë fishekzjarrë, kapsolla dhe lëndë piroteknike.

Janë këshilluar disa herë me foni nga drejtoria e stadiumit për mospërdorimin e sendeve të ndaluara, të sharjeve dhe ofendimeve karshi tifozëve të Skënderbeut.

Pas daljes me karton të kuq të lojtarit të Partizanit, tifozët e Partizanit thyen stolat dhe tentuan të kalonin rrethimin me qëllim që të futeshin në fushë.

Forcat e policisë të dislokuara në këtë sektor, sipas planit të masave, kanë vepruar konform procedurave standarde sipas udhëzimit të dhënë duke mos lejuar tifozët të futeshin në fushë. Tifozët kanë vazhduar me thyerjen e stolave duke goditur punonjësit e policisë.

Nga këto veprime janë dëmtuar dy punonjës policie, si dhe janë thyer pajisjet mbrojtëse të tyre të shërbimit. Kjo situatë ka zgjatur rreth 10 minuta.

Punonjësit e policisë kanë dalë në rrethimin e jashtëm duke krijuar një perimetër dhe pas komunikimit të vazhdueshëm u bë normalizimi i situatës dhe vazhdimi i ndeshjes deri në përfundim të saj.

Nga ana e policisë, janë kryer veprimet proceduriale, janë shoqëruar 7 shtetas në komisariat, ndërkohë vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë.

Mbi bazën e deklarimeve të marra sqarohet se shtetasi F.B, 24 vjeç, banues në Tiranë, është dëmtuar lehtë nga stolat e hedhur nga pjesa tjetër e tifozerisë.

Ndërsa shtetasja T.T, 18 vjeçe, banuese në Tiranë, nuk ka pasur asnjë lloj dëmtimi, por gjendje të rënduar emocionale.

Pas kontrollit mjekësor, të dy shtetasit janë larguar pa probleme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan po vazhdon punën për kryerjen e veprimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrim prone” , “Prishje e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga Nenet 150, 274 dhe 236/1 të Kodit Penal./Blitz.al/

14858822_10210675893164071_57184040_o

14876170_10210675892764061_958437622_o

14895513_10210675893124070_703967871_o

14914955_10210675893404077_1221082756_n

14923167_10210675893044068_203822696_o

 

 

Komento
Shperndaje