Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet autori i krimit makabër, Policia e Vlorës zbardh diagnozën. Ishte përdorues i lëndëve narkotike

Arrestohet autori i krimit makabër, Policia e Vlorës zbardh diagnozën. Ishte përdorues i lëndëve narkotike
August 17
13:19 2016

Policia e qytetit të Vlorës ka bërë të ditur detaje lidhur me krimin makabër të shënuar ditën e sotme në fshatin Palasë të Vlorës. Autori i vrasjes së 12-vjeçarit ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, i shtruar njëherë në spital me diagnozën “Çrregullime të theksuara të personalitetit”.

 

Njoftimi i Policisë Vlorë

Arrestohet shtetasi: Jorgos Zani, 30 vjeç, banues në Palasë, Himarë. Arrestimi i tij u bë menjëherë pasi sot rreth orës 10:34 , rreth 25 m larg banesës së tij, dyshohet se ka vrarë shtetasin e mitur me të dhënat e mëposhtme: A.Z., rreth 12 vjeç, banues në Greqi.

Shtetasi i mitur po qëndronte te gjyshja e tij, shtetësja A.Z., në Palasë, Himarë. Autori i vrasjes është i afërm i viktimës pasi rezultojnë në lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Jorgos Zani dyshohet të jetë i sëmurë mendor, pasi nga verifikimet e kryera ka qenë një herë i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Vlorës në datat: 27.10.2015 – 05.11.2015, me diagnozën “Çrregullime të theksuara të personalitetit” pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Gjithashtu, nga Spitali Psikiatrik Vlorë, rezulton se shtetasi Jorgos Zani është kuruar edhe në shtetin grek për vite me radhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje