Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia Rrugore në aksion, gjobiten 718 qytetarë

Policia Rrugore në aksion, gjobiten 718 qytetarë
September 13
19:29 2016

Pas shtyrjes së vendimit për zbatimin e ndryshimeve në Kodin Rrugor, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur ditën e sotme aksionin. Në njoftimin e saj, ajo bën të ditur se ka aplikuar masat shtrënguese administrative ndaj qytetarëve që nuk vendosin rripin e sigurimit dhe që u mungon pajisja e fiksimit për fëmijët nën moshën 4 vjeç.

Mësohet se si rezultat i këtij aksioni, në të gjithë vendin janë vendosur rreth 718 masa administrative deri në orën 18:00 të ditës së sotme.

Njoftimi i Policisë Rrugore

Prej mëngjesit të ditës së sotme, Policia Rrugore ka filluar zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, ku janë përcaktuar masat e reja administrative “Për mosvendosje të rripit të sigurimit” dhe për mungesë të pajisjes së fiksimit për fëmijët nën 4 vjeç kur ulen mbrapa, si dhe për fëmijët nën 12 vjeç kur ulen para. Pas thuajse 1 muaji intensiv ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi, sot Policia Rrugore filloi aplikimin e masave shtrënguese administrative ndaj qytetarëve që nuk vendosim rripin e sigurimit, si dhe për mungesë të pajisjes së fiksimit për fëmijë. Në të gjithë vendin sot janë vendosur rreth 718 masa administrative duke i dërguar në OASH (kjo deri në orën 18:00).
Policia Rrugore do të vijojë të ndëshkojë me vendosmëri e pa tolerancë shkelësit e nenit 170, por jo vetëm kaq, për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor në tërësi me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje