Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia rrugore fton mediat të punojnë së bashku për një Shqipëri më të sigurt

Policia rrugore fton mediat të punojnë së bashku për një Shqipëri më të sigurt
October 05
17:42 2016

Nga Anduena Llabani

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë mjetin tip “Ferrari”, me targa të huaja, që kishte parkuar një ditë më parë në vend ndalim-qëndrimi.

Shërbimet policore konstatuan dhe ndëshkuan mjetin sot në orët e pasdites.

Në bazë të legjislacionit, mjeti u gjobit maksimalisht për parkim të gabuar, me 3 mijë lekë.

Policia Rrugore sqaron opinionin, nisur nga publikimet në disa media online, se mjeti nuk u ndëshkua me gjobë një ditë më parë, pasi nuk u konstatua drejtuesi i tij dhe në kushtet kur mjeti është me targa të huaja nuk vendoset gjobë në mungesë.

Policia ka thirrur shërbimet e karroatrecit për të dërguar mjetin në pikën e bllokimit, por për shkak të specifikave teknike të makinës (ishte shumë e ulët) nuk u realizua zhvendosja e saj.

Policia Rrugore thekson dhe garanton se pavarësisht disa komenteve në mediat online, çdo shkelje është e ndëshkueshme me forcën e ligjit.

Ndaj i ftojmë mediat që të punojmë bashkë për një Shqipëri më të sigurt!/Blitz.al/

fe fee

 

Komento
Shperndaje