Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia nis hetimet për dy mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni”. Autopsia do të zbardhë shkaqet e vdekjes

Policia nis hetimet për dy mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni”. Autopsia do të zbardhë shkaqet e vdekjes
September 17
23:08 2016

Nga Anduena Llabani

Policia e Tiranës ka ndaluar mbrëmjen e sotme dy mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë pas vdekjes së një gruaje shtatzënë dhe foshnjës së saj. Në vijim të hetimeve dhe në bashkëpunim me prokurorinë janë lëshuar dy urdhra ndalimi për mjekët Dritan Decka dhe Helidon Klosi, të cilët dyshohet se vonuan shërbimin ndaj 35-vjeçares.

Prokuroria nis hetimet për ngjarjen në maternitetin “Koco Gliozheni”, ku Aida Çakaj, 35 vjeçe, në muajin e nëntë të shtatzënisë, humbi jetën së bashku me foshnjën e saj.

Policia u njoftua në orët e para të mëngjesit të 16 shtatorit 2016, ndërsa nuk është i qartë orari kur ka ndodhur vdekja.

Familja e saj akuzon mjekët e maternitetit për neglizhencë dhe ka bërë denoncim në polici. Sipas familjarëve, nëna e re nuk është trajtuar në kohë nga mjekët e spitalit.

Nga qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”, te Sanatoriumi dhe më pas është dërguar te materniteti “Koço Gliozheni”. Ndërsa kur ka mbërritur në urgjencën e maternitetit të ri ajo ka qenë e mbyllur.

Mjekësia ligjore ka marrë për akt-ekspertim trupat e pajetë rreth orës 10:30. Autopsia do të jetë prova që do të zbulojë shkakun e vdekjes.

Prokurorët kanë sekuestruar edhe regjistrin e spitalit, ndërsa policia deklaron se ka shoqëruar personelin mjekësor që ka qenë në turn.

35-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe priste të sillte në jetë fëmijën e tretë./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje