Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia merr masa të rrepta përpara ndeshjes në stadiumin “Loro Boriçi”

Policia merr masa të rrepta përpara ndeshjes në stadiumin “Loro Boriçi”
October 06
17:04 2016

Nga Anduena Llabani

“Live” nga Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër.

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Në këtë kuadër, rreth 1200 forca policore, duke filluar me RENEA-n, FNSH-të e Policinë Vendore të Shkodrës janë angazhuar për mbarëvajtjen para, gjatë e pas përfundimit të aktivitetit.

Gjithashtu është në gatishmëri helikopteri i Policisë për monitorimin nga ajri.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë, drejtues i Lartë Altin Qato, përfundoi takimin me përfaqësuesin e UEFA-s për sigurinë.

U bë kontrolli i ambienteve të stadiumit me qen antieksploziv.

Janë marrë masa për të shoqëruar skuadrat si dhe tifozeritë përkatëse.

Deri tani nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Morinës në Kukës kanë hyrë për në drejtim të Shkodrës:

15.600 shtetas, 77 autobusë, 2538 vetura.

Të gjithë nga Kosova për ndeshjen.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdo lloji, fishekzjarrëve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht./Blitz.al/

11 22 33 44

Komento
Shperndaje