Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia Kufitare: Një shkëndijë elektrike, shkak i zjarrit në gomone

Policia Kufitare: Një shkëndijë elektrike, shkak i zjarrit në gomone
August 22
21:30 2016

Nga të dhënat paraprake të Policisë Kufitare, mësohet se zjarri që përfshiu gomonen duke shkaktuar plagosjen e një efektivi policie, ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht, efektivi 46-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:35, ka rënë zjarr në një nga gomonet e Portit të Policisë Kufitare në Himarë (i fikur, i parkuar në port) ku është dëmtuar pjesërisht gomonia gjithashtu edhe drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi me inicialet B.I., 46 vjeç, banues në Himarë (Punonjës i Policisë Kufitare Himarë), i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht bëjmë me dije se zjarri është shkaktuar për pasojë të një shkëndije elektrike në momentin kur drejtuesi i gomones ka qenë duke kryer shërbimet përkatëse të nxjerrjes së ujit, nëpërmjet ndezjes së pompës. Policia po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Komento
Etiketimet
Shperndaje