Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia Kufitare, aksion për bllokimin e mjeteve lundruese

Policia Kufitare, aksion për bllokimin e mjeteve lundruese
August 05
13:17 2016

Ngjarja e dy ditëve më parë në Himarë, ku si pasojë e skafit që i kaloi sipër mbeti i vrarë një turist rus, ka vënë në lëvizje Policinë Kufitare, e cila vijon aksionin e saj për bllokimin e mjeteve të lundrimit që shkelin rregullat.

“Operacion në shkallë të gjerë i Policisë Kufitare për bllokimin e mjeteve të lundrimit pa dokumentacion e që shkelin perimetrin e sigurisë në plazhe duke rrezikuar jetën e pushuesve. Nga fillimi i sezonit e deri tani janë bllokuar 20 mjete lundrimi.
Vetëm ditën e sotme janë bllokuar 7 mjete lundrimi”, – shkruhet në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook.

Sipas asaj që thuhet në deklaratë, duke filluar prej 1 qershorit e deri më 3 gusht, Policia Kufitare ka bllokuar gjithsej 13 mjete lundruese, nga të cilat 1 skaf, 2 gomone dhe 10 motorë uji.

Gjithashtu, në kuadër të masave për sigurinë në plazhe, Policia Kufitare u ka dërguar bashkive që kanë juridiksion në plazhet e Shqipërisë 20 shkresa për marrjen e masave të menjëhershme.

“Prej mëngjesit e deri në këto momente janë bllokuar 7 mjete lundruese, nga të cilat 1 gomone dhe 6 motorë uji”, – shkruhet më tej.

Lexojeni deklaratën e plotë:

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje