Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia kontroll në lokale, 34 persona të arrestuar

Policia kontroll në lokale, 34 persona të arrestuar
April 23
15:33 2016

Policia e Durrësit ka zhvilluar kontrolle gjatë natës së kaluar në lokale dhe rrugë të qytetit dhe ka shoqëruar në komisariat 34 persona, 12 prej tyre femra.

Rreth mesnatës janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore kryesore dhe dytësore, si dhe janë ushtruar kontrolle në lokalet më të frekuentuara të natës në qarkun e Durrësit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, me armëmbajtje pa leje dhe sekuestrimin e sendeve të jashtëligjshme.

Nga shoqërimet në komisariat, njëra prej balerinave ka qenë e shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga shtëpia ndërsa një tjetër frekuentuese në lokal nate ishte e mitur. Në lidhje me këtë është shoqëruar edhe pronari i lokalit, ku nga ana e efektivëve të policisë  po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Gjithashtu u evidentua që dy lokale kishin përshtatur ambientet për përdorim të lëndëve narkotike, ku në njërin prej tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Kontrollet të tjera do të vazhdojnë ndërkohë që Drejtoria e Policisë Durrës kërkon mbështetjen dhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Komento
Shperndaje