Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia e Shtetit surprizon fëmijët e sëmurë. Batman dhe Superman vërshojnë nga qielli për t’i argëtuar

June 01
12:27 2016

...

...
Picture 1 of 9

Policia e Shtetit ka rezervuar një surprizë për të gjithë fëmijët, të cilët nuk mund ta festojnë si duhet festën e tyre. Ministri i Brendshëm, së bashku me shumë efektivë të policisë, kanë shkuar në ambientet e Pediatrisë së QSUT-së dhe nën parullën “Ti je heroi ynë” kanë surprizuar fëmijët e shtruar në spital.

Të veshur si personazhe të filmave vizatimorë, Superman, Batman dhe shumë të tjerë, policët kanë vendosur të jenë pranë fëmijëve pikërisht në këtë mënyrë. E ndërkohë që shumë fëmijë u janë bashkuar forcave të policisë për t’i përshëndetur, të tjerë janë mjaftuar duke i ndjekur nga  dritaret e ambienteve të spitalit, në pamundësi për të dalë nga dhomat e tyre. Por pikërisht në këtë moment disa Batman dhe Superman kanë zbritur nga qielli dhe kanë trokitur në dritaret e fëmijëve në dhomat e spitalit. Si heronj të ardhur nga dritaret e spitalit, policët kanë gëzuar këta fëmijë që nuk kanë mundur të festojnë jashtë këtyre dyerve. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka përshëndetur dhe uruar të gjithë fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Komento
Shperndaje