Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia e Shtetit superoperacion sekret në Ersekë, dyshime për infiltrimin e efektivëve lokalë në trafikun e drogës

Policia e Shtetit superoperacion sekret në Ersekë, dyshime për infiltrimin e efektivëve lokalë në trafikun e drogës
August 22
19:28 2016

Një operacion antidrogë i realizuar me bashkëpunimin e Prokurorisë, SHCBA (Shërbimi Çështjeve të Brendshme Administrative), Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) dhe Drejtorisë së Policisë Korçë ka zbuluar dhe asgjësuar një sasi prej 18 mijë rrënjë kanabis, me vlerë mbi 10 milionë euro.

Operacioni, i cili ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe deri pasdite, është mbajtur sekret për të shmangur rrjedhjen e informacionit dhe dekonspirimin e veprimeve policore. Nga të dhënat e siguruara për “News24” bëhet me dije se shkak i këtij sekreti hetimor janë bërë dyshimet se efektivët e policisë lokale të komisariatit të Ersekës bashkëpunojnë me trafikantët. Dyshohet se nakrotrafikantët kanë bashkëpunuar me efektivët në këmbim të shumave të mëdha me para. Ende nuk dihet se ç’niveli hierarkik i përkasin këta oficerë policie dhe as emrat e tyre, ndërkohë që në orët në vijim pritet të ketë dhe arrestime.

Në zonën shumë pak të populluar u zbuluan parcela të mëdha me kanabis, ku bima ndodhej në fazën e pjekjes dhe e kishte kaluar lartësinë 2 metra. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje