Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia e Shtetit, kallëzim penal deputetëve të PD-së

Policia e Shtetit, kallëzim penal deputetëve të PD-së
March 29
12:04 2016

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka kallëzuar penalisht 9 deputetë të Partisë Demokratike për protestën e ditës së djeshme te liqeni.

Sipas informacioneve mësohet se janë kallëzuar pranë prokurorit të Përgjithshëm deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Gert Bogdani, Genc Pollo, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Edi Paloka dhe Ridvan Bode me akuzat: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “ Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen detyrën shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Goditje  për shkak të detyrës”. Përveç emrave të sipërpërmendur,  Gent Strazimirit i është bashkuar edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Ditën e djeshme u zhvilluan protesta të zhurmshme te liqeni në kundërshtim të ndërtimit të parkut për fëmijë. Pjesë e protestës kanë qenë deputë të Partisë Demoktatike dhe qytetarë të cilët kanë kundërshtuar vazhdimin e punimeve në atë zonë të liqenit.

Komento
Shperndaje