Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia e Shtetit: “Gomonia për të cilën është folur sot nuk është nisur nga Shqipëria”

Policia e Shtetit: “Gomonia për të cilën është folur sot nuk është nisur nga Shqipëria”
October 25
17:18 2016

Nga Anduena Llabani

Pas lajmeve të publikuara nga disa media sot për kapjen e një gomoneje me lëndë narkotike në brigjet italiane, Policia e Shtetit, e cila është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët, sqaron se ajo nuk është nisur nga Shqipëria dhe se është kapur më datë 24 tetor 2016 në orët e para të natës.

Repartet operative italiane, konkretisht karabinierët e Nuklit Operativ, të mbështetur nga Nukli aereomobil i Komandës Provinciale të Barit dhe Nuklit të 6-të të Helikopterëve si edhe nga Kapiteneria e Portit të Guardia Kostiera të Barit, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit italian me iniciale Colasuonno.R, 64 vjeç, me precedentë penalë si trafikant lëndësh narkotike.

Autori u kap në flagrancë me gati 700 kg marijuanë, e paketuar në 28 pako.

Gomonia u bllokua në Torre a Mare, në Bari, Itali.

Nga hetimi rezulton se gomonia është nisur nga brigjet e Barit dhe është kthyer sërish në Bari.

Veprimtaria hetimore është e përqendruar në territorin italian dhe grupi kriminal është i përbërë nga shtetas italianë.

Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar intensivisht me homologët e saj në Itali në lidhje me zhvillimin e hetimeve nëse janë të përfshirë bashkëpunëtorë me shtetësi shqiptare. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje