Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia e Kosovës mobilizohet përpara protestës, pritet shtyrja e “Demarkacionit”

Policia e Kosovës mobilizohet përpara protestës, pritet shtyrja e “Demarkacionit”
September 01
10:27 2016

Pas lajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosje për zhvillimin e një proteste që pritet të nisë në orën 11:00 të ditës së sotme në Prishtinë, Policia e Kosovës është mobilizuar në sigurimin e rendit përpara ndërtesës së Kuvendit dhe në rrugët dytësore që lidhin sheshet e kryeqytetit.

Rreth një orë përpara fillimit të seancës plenare, ku është parashikuar votimi i çështjes së demarkacionit, pritet që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet. Burime për “Zëri.info” bëjnë shkaktare Listën Serbe, e cila është shprehur se nuk do të votojë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Pa bashkëpunimin e Listës Serbe, ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi është i pamundur. Rrjedhimisht, pritet që liderët e koalicionit qeveritar, të zhvillojnë një takim urgjent ku do të diskutojnë mundësitë që ekzistojnë deri tani lidhur me këtë çështje. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje