Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policët e Tiranës surprizojnë Saimir Tahirin. “Po të rri më shumë do të prekem”

Policët e Tiranës surprizojnë Saimir Tahirin. “Po të rri më shumë do të prekem”
March 13
12:46 2017

Paraditen e sotme, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është përshëndetur me efektivët në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ata e kanë surprizuar Tahirin duke i dhuruar një bluzë me nënshkrime të të gjithëve, ku shkruhej: “S.Tahiri, ministri që bëri ndryshimin”.

Në bluzë kanë firmosur të gjithë efektivët, përfshirë edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Tahiri ka shkuar i veshur me atlete dhe kapuç, tepër sportiv, dhe ka shkëmbyer batuta me efektivët dhe gazetarët gjatë qëndrimit aty.

“Ju falënderoj të gjithëve! Ju e dini që Policinë e Tiranës e kam pasur dobësi. Do kaloj ndonjëherë këtej… po më pranuat. Jam shumë i emocionuar. Po të rri më shumë këtu do të prekem”, – tha Tahiri.  /Blitz.al/

Shperndaje