Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pogradecarit i gjejnë tritol në banesë. Në 2014-n u plagos në Siri

Pogradecarit i gjejnë tritol në banesë. Në 2014-n u plagos në Siri
November 12
16:11 2016

Nga Anduena Llabani

Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja mes Kombëtares tonë dhe Izraelit. Por vigjilenca e policisë shqiptare dhe e agjencive të huaja inteligjente që po operojnë prej më shumë se një muaji në vend ka bërë që të bien edhe në gjurmët e personave me rrezikshmëri.

Rreth orës 11:00 të paradites së të shtunës, policia raportoi arrestimin e  një 29-vjeçari, banues në fshatin Guras, Pogradec.  Ai është Ervin Duka.

Pas një kontrolli në banesën e tij u gjet e fshehur një sasi armatimi. Një kallëp i dyshuar si lëndë shpërthyese tritol si edhe 89 copë fishekë model 54, kalibri 7.62 mm, të cilat i posedonte pa lejen e organeve kompetente dhe i kishte fshehur brenda një gomë makine.

Në njoftim thuhet se në vitin 2014, Ervin Duka rezulton si njëri prej 6 luftëtarëve shqiptarë të plagosur në Siri.

Duka ishte larguar në shkurt të 2013-s nga Shqipëria dhe gjatë luftimeve atje ishte goditur me plumb në nofull dhe trup. Ai mori mjekimin në Greqi, ku kishte të vëllanë.

Të plagosur e tjerë në luftën siriane ishin Bajram Sulaj, Mariglen Dervishllari, Arbër Zani, Gramoz Çengeli dhe Eduart Dursi.

Dosja-materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal./Blitz.al/

an

 

Komento
Shperndaje