Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pogradec, zhduken dy adoleshente dhe fqinja e tyre

Pogradec, zhduken dy adoleshente dhe fqinja e tyre
August 27
14:18 2016

Dy adoleshente së bashku me fqinjën e tyre bashkëmoshatare, banuese në Pogradec, janë zhdukur pa lënë gjurmë. Ka qenë babai i dy të miturave, shtetasi me iniciale B. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme, që ka bërë kallëzimin në polici.

Ai ka deklaruar se dy vajzat e tij, B.Ç., 16 vjeçe dhe L.Ç,, 14 vjeç, dhe fqinja e tyre  A.B.,16 vjeçe, janë larguar në drejtim të paditur.

Dyshohet se ato janë zhdukur gjatë natës të së shtunës dhe mungesa e tyre është vënë re vetëm mëngjesin e sotëm. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje