Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pogradec, viktima e pestë nga i ftohti në vend

Pogradec, viktima e pestë nga i ftohti në vend
January 11
14:07 2017

Një tjetër person është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen 4 Toplec të qytetit të Pogradecit dhe dyshohet paraprakisht se ka ndërruar jetë për shkak të të ftohtit.

Viktima i identifikuar si Anastas (Renato) Shuke, 38 vjeç, mendohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe është gjetur në banesë nga fqinjët që kanë lajmëruar policinë e më pas është bërë transporti i tij për në spitalin e Pogradecit.

Burime nga spitali i Pogradecit kanë thënë për Blitz.al se Shuke ka vdekur për shkak të të ftohtit, sepse në banesën e tij nuk ka patur ngrohje. Viktima ka qenë i adoptuar e tashmë jetonte i vetëm në banesë pasi prindërit e tij kishin ndërruar jetë para pak kohësh.

Shuke bëhet viktima e pestë nga i ftohti në vend, pas 4 personave që kanë ndërruar jetë ditët e kaluara në Durrës, Lushnjë, Sarandë dhe Korçë.   /Blitz.al/

Komento
Shperndaje