Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pogradec, një 18-vjeçar ekzekutohet nga një bashkëmoshatar

Pogradec, një 18-vjeçar ekzekutohet nga një bashkëmoshatar
September 13
18:26 2016

Një i ri 18-vjeçar është ekzekutuar pasditen e sotme në një lokal në rrugën “Rinia” të qytetit të Pogradecit. Mësohet se i riu me iniciale F. H. është ekzekutuar me armë zjarri nga shtetasi me iniciale F. M., 18 vjeç. I riu ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Burime të policicisë që kanë shkuar në vendngjarje bëjnë të ditur se shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta. Autori u largua nga vendngjarja menjëherë pas sulmit me armë, por është arritur të kapet në flagrancë nga policia. Mësohet se është sekuestruar edhe arma e krimit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje