Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pogradec, korani drejt zhdukjes për shkak të gjuetisë së paligjshme

Pogradec, korani drejt zhdukjes për shkak të gjuetisë së paligjshme
August 27
13:34 2017

Gjuetia e peshkut koran në liqenin e Ohrit në Pogradec vijon të jetë problematike duke rrezikuar zhdukjen e peshkut simbol të këtij liqeni.

Pas shumë paralajmërimeve dhe lutjeve për të mos peshkuar stërfën (koranin e vogël), gjuetia e paligjshme jashtë sezonit vijon të jetë në masë.

Kryetari i shoqatës së peshkatarëve në Pogradec, Adriatik Dokollari, ka thënë për Tv Sot7 se janë sekuestruar në liqen disa rrjeta me mbi 5 kilogramë koran të vogël si dhe ka bërë me dije se janë ndaluar peshkatarët e papërgjegjshëm që po shkatërrojnë një nga perlat e liqenit.

Sipas tij po bëhet gjithçka për të ndaluar gjuetinë e madhe.

“Kjo është një gjueti e paligjshme dhe vepër penale. Ky që kemi kapur është rasat i koranit që ne hedhim në liqen në mënyrë që pjesa tjetër të shtohet biologjikisht. Është krim që vijon t’i bëhet liqenit. Ne kemi dalë vazhdimisht me sa mundësi kemi me karburantin dhe s’kemi aq shumë fonde për të ndaluar këtë lloj gjuetie. U bëj thirrje institucioneve përkatëse që të ndalojnë përfundimisht këtë gjueti. Duhen ndaluar edhe makinat që transportojnë, si dhe shitjen në tregje”,- ka thënë Dokollari.

Në Lin të Pogradecit funksionon prej vitesh tashmë një qendër e rritjes së koranit, rasatët e të cilit më pas hidhen në liqen për ta shtuar si specie pasi prej shumë kohësh është në rrezik zhdukjeje. /Blitz.al/

Shperndaje