Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pogradec, arrestohet një ushtar i ISIS. Kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Siria

Pogradec, arrestohet një ushtar i ISIS. Kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Siria
November 12
12:12 2016

Një djalë 29 vjeç në Pogradec, Ervin Duka, është arrestuar nga policia ditën e sotme pas një kontrolli në banesën e tij në fshatin Guras. Aty u gjendën lëndë plasëse dhe municione.

Duka kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Siria ku kishte shkuar edhe me disa djem të tjerë. Në 2014-n u tha se ai është një person i cili u plagos në Siri duke qenë aktivist i ISIS-it, ndaj dhe policia e cilëson si person me një rrezikshmëri shumë të lartë.

“Gjatë kontrollit të sotëm të policisë, në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale: një kallëp i dyshuar si lëndë shpërthyese tritol, si edhe 89 copë fishekë model 54, kalibri 7.62 mm, të cilat shtetasi i lartpërmendur i posedonte pa lejen e organeve kompetente”, – është shkruar në raportin e policisë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje