Blitz

 Breaking News

Pogradec/ Aksident i frikshëm, makinat përplasen me njëra-tjetrën, disa të plagosur

Pogradec/ Aksident i frikshëm, makinat përplasen me njëra-tjetrën, disa të plagosur
January 20
19:58 2020

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e qytetit të Pogradecit.

“Balkanweb” raporton se nga përplasja e fortë e mjeteve janë plagosur disa persona.

Policia ka informuar se mes të plagosurve ka edhe të lënduar rëndë. Forca të shumta policore dhe ambulancat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Aksidenti ndodhi pranë hyrjes të Pogradecit.  Makinat janë përplasur në afërsi të tunelit panoramik. Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë parakalimi i gabuar. Një nga mjetet ka dashur të parakalojë një triçikël.

/Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

 

Share