Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pogradec, 14-vjeçari e nis vitin i arrestuar për vjedhje

Pogradec, 14-vjeçari e nis vitin i arrestuar për vjedhje
January 03
11:44 2017

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 14-vjeçar, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Blutë e këtij qyteti bënë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi E.S., 14 vjeç, banues në Pogradec, teksa në kërkim u shpall shtetasi D.Sh, 17 vjeç, banues në Pogradec.

Këta të fundit, më datë 02.01.2017, në Lagjen Nr. 1 në Pogradec, dyshohet se në bashkëpunim kanë vjedhur një shumë parash në një zyrë noteriale.

Po punohet për kapjen e shtetasit D.Sh, i shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Nenet 134 e 25 të Kodit Penal. /Blitz.al/

Shperndaje