Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Poçeria” sekuestron 77 kg lëndë narkotike kanabis, një në pranga

“Poçeria” sekuestron 77 kg lëndë narkotike kanabis, një në pranga
September 06
11:42 2016

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin “Poçeria” ku ka sekuestruar 77 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sattiva” dhe ka arrestuar në flagrancë shtetasin Edlir Brokaj. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, u gjet dhe sekuestrua sasia e lëndëve narkotike e ndarë në 11 pako.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Finalizohet operacioni anti-kanabis, i koduar “POÇERIA”. Sekuestrohen 77 Kg (kilogram) lëndë narkotike, e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva ! Në pranga autori, bllokohet mjeti me të cilin transportohej lënda narkotike ! Arrestohet në flagrancë shtetasi: · Edlir Brokaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni, nëpërmjet të cilit duke qenë në ndjekje të automjetit tip “Benz” me targë TR 2051 K, kanë bërë të mundur bllokimin e këtij mjeti, i cili u braktis nga Edlir Brokaj (drejtuesi) në lagjen “Lirimi” Vlorë.

Menjëherë, forcat e policisë i’u vunë në ndjekje autorit dhe bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë pranë vendit të quajtur “Ish-poçeria”, lagjia “Lirimi” Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia ka gjetur të fshehur në të një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 77 Kg (kilogram) të llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 11 pako, mbështjellë me qese plastike të tejdukshme, të cilat ishin të fshehura në sedilet e pasme si dhe në bagazhin e këtij mjeti. Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:  77 Kg (kilogram) lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, 1 automjet tip “Benz” me targë TR 2051 K. Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtor të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje