Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po vidhnin një firmë private në Tiranë, arrestohen në flagrancë tre persona

Po vidhnin një firmë private në Tiranë, arrestohen në flagrancë tre persona
September 22
10:29 2016

Nga Anduena Llabani

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 6 kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të 3 shtetasve të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.

Më datë 21.09.2016 u bë arrestimi i shtetasve: Florjand Lika, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë; Sabri Çoku, 21 vjeç, banues në Tiranë; Hazret Zmakaj, 18 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas dyshohen se më 21.09.2016, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Dritan Hoxha”, në brendësi të një firme private në pronësi të shtetasit A. N., kanë marrë kasafortën e kësaj firme, ku janë marrë rreth 200.000 lekë, 400 paundë dhe 245 euro.

Këtyre shtetasve u është sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një sasi prej 100.000 lekësh; një sasi prej 610 eurosh; një automjet i tipit “Ford”; aparate celulare; disa vegla pune.

Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas janë të dyshuar si autorë të vjedhjes së ndodhur në datë 15.07.2016, te kompleksi malajzian, është vjedhur me thyerje, zyra e shtetasit I. D., ku kanë marrë një kompjuter dhe 140 euro.

Materialet procedurale iu kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje