Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

PO, TI MUNDESH! Historia frymëzuese e Veton Kurtsmajlaj një mësim jete

PO, TI MUNDESH! Historia frymëzuese e Veton Kurtsmajlaj një mësim jete
November 05
16:23 2019

“Thumb On” këtë sezon do të shkojë përtej showbiz-it duke sjellë në program dhe shumë histori të aktualitetit, shembuj që i hasim çdo ditë, ngjarje që shenjojnë jetën apo që na frymëzojnë ta marrim jetën me pozitivitet pavarësisht çdo situate dhe çdo përballjeje.

Pjesë e rubrikës “Ti mundesh” në puntatën e parë ishte Veton Kurtsmajlaj, i cili tejkaloi kufizimet fizike duke ia dalë të jetë i suksesshëm. Vetoni përmes një rrëfimi rrëngjethës tregoi se si u rrit me disa kufizime të cila i ktheu në forcë. Në moshën 2-vjeçare ai humbi aftesinë e të ecurit si pasojë e poliomelitetit. Por asgjë nuk mundi ta mposht dëshirën e tij për të jetuar, për të punuar, për t’u dashuruar e për të qenë i suksesshëm.

“Por fakti që nuk mund të ecë nuk më ka penguar asnjëherë që të perjetoj kënaqesitë e femijërisë, vërtetë nuk mund të vrapoja si vellezërit e mi por nuk jam ndjerë i përjashtuar. Mund të them që këte kufizim timin gjithë jetën time e kam marrë me sportivitet falë mbështetjes së familjes dhe shoqërisë.

Nese ju do mendoni se unë humba dëshirën për të jetuar, rashë në depresion, apo nuk dilja më nga shtepia, gaboheni. Mund të them që ishte pikerisht ky momenti ku unë rashë por mësova të fluturoj. Rezultatet e mia të shkelqyera në universitet bënë që unë të merrja një bursë dhe nje vend pune menjëherë sapo mbarova studimet.

Punoj aktualisht në 2 kompani private në Tiranë si drejtues i sektoreve të analizes dhe statistikës.

Kam të dashuren time, pra sic mund ta kuptoni një jetë mese normale pa asnje lloj kufizimi. Asgjë nuk është e pamundur! Në të njëjtën kohë nuk kam humbur shpresat se një ditë mund të përmirësoj edhe gjendjen time fizike duke patur besim të plotë në “mrekullite” e shkencës mjekësore moderne. Pra pas histories qe te trregova, cili eshte justifikimi yt? Kur unë ja dola! Edhe ti mundesh!”,- kanë qenë këto disa nga fjalët që Vetoni ka thënë në “Thumb On”.

Shikoni videon për të mësuar historinë eplotë të Vetonit, mjeshtrit të analizave statistike.

Share