Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po ndihmonin 27 klandestinë të kalonin kufirin, pranga 3 shtetasve shqiptarë

Po ndihmonin 27 klandestinë të kalonin kufirin, pranga 3 shtetasve shqiptarë
September 28
09:15 2016

27 klandestinë të shtetësive iraniane, sudaneze dhe siriane janë kapur nga policia teksa po shfrytëzonin Shqipërinë si vend transit për të kaluar nga Greqia në vende të tjera të BE-së me ndihmën e tre trafikantëve shqiptarë.

Mësohet se trafikantët u kishin marrë klandestinëve nga 1200 euro për të rritur dhe 600 euro për fëmijë. Në pranga kanë rënë shtetasit: Leonard Jaçellari, 28 vjeç, nga fshati Hudënisht i Pogradecit; Vasil Kuburja, 48 vjeç, nga Elbasani; Arsen Çekiçi, 44 vjeç, nga fshati Buçimas.

Ndalimi i tyre u bë te kryqëzimi i Vërdovës, në aksin Korçë – Pogradec. 27 klandestinët u dërguan në Qendrën e Pritjes për Azilkërkuesit. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje