Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në Korçë

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në Korçë
June 30
11:37 2016

Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur paraditen e sotme në Korçë. Aksidenti është shënuar në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, ku një automjet tip “Mercedes Benz Sprinter” me targë AA319CA ka përplasur për vdekje shtetasin P. T. banues në lagjen nr. 10 të Korçës.

Forcat e Policisë kanë kryer shoqërimin e drejtuesit të mjetit, shtetasit Edion G, rreth 38 vjeç, banues në fshatin Barç. Ndërkaq, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento
Etiketimet
Shperndaje