Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po ia bëre Tiranës, bëhesh VIP online!

August 06
16:33 2016

Në fillimin e punës si kryebashkiak, një nga nismat e Erion Veliajt ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve për mbajtjen e qytetit sa më të pastër.

Kryebashkiaku vendosi si masë ndëshkuese  gjobitjen për ata që pështynin apo kryenin nevojat personale në publik, por duket se kjo nuk pati shumë efekt. Ditën e sotme në qytetin e Tiranës, punonjësit e bashkisë kanë vendosur tabela paralajmëruese për të gjithë individët që kryejnë nevojat personale në publik.

Kjo “sinjalistikë” e re  shoqërohet me moton “Po ia bëre Tiranës, bëhesh VIP online”.  Tabelat i paralajmërojnë qytetarët se ambienti është i rrethuar nga kamerat, të cilat monitorojnë gjithçka. Pra e thënë më qartë, nëse ndotni qytetin, qyteti ju kundërpërgjigjet duke jua hedhur pamjet në Youtube./Blitz.al/

Shperndaje