Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po bënin gara me shpejtësi të madhe, ndalohen 9 drejtues automjetesh në Tiranë

Po bënin gara me shpejtësi të madhe, ndalohen 9 drejtues automjetesh në Tiranë
October 25
13:38 2016

Nga Anduena Llabani

Shërbimet e qarkullimit rrugor, në bashkëpunim edhe me shërbimet e rendit, kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës 9 drejtues automjetesh të tipeve të ndryshme.

Në unazën e madhe të Tiranës, nga mbikalimi te Kopshti Zoologjik, në drejtim të një qendre tregtare janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi mjetet:

– Volkswagen, me drejtues shtetasin Joni E.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ilia. V., te Sheshi “Nënë Tereza”.

Janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi si dhe duke bërë “drift”, mjetet:

– Honda, me drejtues shtetasin Alban Z.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Klajdi K.

– BMË, me drejtues shtetasin Artur T.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Albert M.

– Nissan, me drejtues shtetasin Ledon N.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Skerdi A.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ledio P.

Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentët verifikues me masë administrative plotësuese. Këta drejtues mjetesh janë bërë rrezik për drejtuesit e tjerë si dhe përdorues të tjerë të rrugës të cilët përdorin rrugët e Tiranës, gjithashtu dhe shqetësim për banorët e zonës.

Mjetet janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, disa prej tyre do t’i nënshtrohen ekzaminimeve teknike pasi dyshohen të kenë bërë modifikime (ndryshime konstruktive) në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme (mjete sportive). Këta drejtues do të ndëshkohen sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

/Blitz.al/

auto1

auto2

auto3

auto5

auto6

auto7

auto8

auto9

Komento
Etiketimet
Shperndaje