Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plumba dhe të shtëna armësh në një pikë bastesh në Vlorë

Plumba dhe të shtëna armësh në një pikë bastesh në Vlorë
November 03
20:26 2016

Në qytetin e Vlorës vetëm para disa minutash janë regjistruar të shtëna armësh. Kjo ngjarje ka ndodhur në një pikë bastesh në zonën që quhet “Kali i Trojës”.

Sipas dëshmitarëve në zonë është qëlluar dy herë me breshëri, çfarë ka shkaktuar frikë te banorët aty pranë.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, por paraprakisht policia ka konfirmuar se nuk ka asnjë të lënduar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje