Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plazh? Bëni gati valixhet se temperaturat do të rriten (sërish)

Plazh? Bëni gati valixhet se temperaturat do të rriten (sërish)
August 23
23:12 2017

Nëse latë plazhin dhe erdhët në Tiranë sepse menduat se temperaturat u ulën, atëherë bëjini prapë gati dhe ikni sepse vapa do të vijë sërish.

Meteoalb ka njoftuar se ditët e fundit të këtij muaji do të jenë me kthjellime dhe me temperatura të larta. Këto të fundit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dyja vlerat duke sjellë një mot me diell e të nxehtë.

Ndërkohë të enjten, në zonat malore do të ketë vranësira kalimtare ndërsa zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të kenë mot me kthjellime.

Era do të jetë problematike pas mesditës duke kapur vlerat e shpejtësisë prej 35 km/h nga drejtimi verior-perëndimor, gjë që do të sjellë një dallgëzim 2-3 ballë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje