Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plakja e popullsisë, Shqipëria drejt zonës “me rrezik të lartë”

Plakja e popullsisë, Shqipëria drejt zonës “me rrezik të lartë”
May 27
17:55 2016

Shifrat e publikuara nga INSTAT flasin për një plakje të popullsisë në vend. Konkretisht, pjesa e popullsisë 65 vjeç e lart është rritur nga 5-11% në periudhën 1989-2011 në 13% në vitin 2016 dhe pritet të shkojë në 29% në 2060.

E krahasuar me vende të tjera, Shqipëria ndodhet në zonën e mesme sa i përket rrezikut, së bashku me Maqedoninë dhe Serbinë. Megjithatë, me plakjen e popullsisë, vendi po shkon me shpejtësi drejt zonës me “rrezik të lartë”.

Shteti me popullsinë më të re shfaqet Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Japonia renditet shteti më i vjetër në botë me 23% të popullsisë mbi 65 vjeç. Ndërsa sa i takon përqindjes së fëmijëve në 2060-n, ajo është projektuar të përgjysmohet duke arritur në 12 përqind.

Burimi: Monitor

Komento
Etiketimet
Shperndaje