Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plagosje me thikë në tragetin e linjës Ankona-Durrës, pranga kosovarit

Plagosje me thikë në tragetin e linjës Ankona-Durrës, pranga kosovarit
August 04
10:54 2016

Një konflikt për motive të dobëta u shënua rreth orës 03:30 të datës 3 gusht, në tragetin e udhëtarëve të linjës Ankona-Bari, që ishte në lundrim. Shtetasi Altin Hakami plagosi me thikë shtetasin me iniciale V. M., 28 vjeç, banues në Malin e Zi. I plagosuri ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore, përcjell Blitz.al.

Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime edhe shtetasi Altin Hakami dhe bashkëshortja e tij, shtetësja L. Hakami, 35 vjeçe, banues në Londër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Burime të policisë bëjnë me dije arrestimin e në flagrancë të shtetasit Altin Hakami, 36 vjeç, nga Kosova dhe banues në Londër.

“Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • Altin Hakami 36 vjeç, lindur në Mitrovicë, Kosovë dhe banues në Londër.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:

  • Dalibor Jovanoviç, 36 vjeç, banues në Maqedoni;
    •Viktor Krstevski, 34 vjeç, banues në Maqedoni;
    •Dragan Kovaçeviç, 29 vjeç, banues në Malin e Zi;
    •Dragis Gogiç, 25 vjeç, banuese në Malin e Zi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:

  • ”Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në Nenin 88 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Altin Hakami;
    •”Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar në Nenin 89 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Dalibor Jovanoviç, Viktor Krstevski, Dragan Kovaçeviç dhe Dragisa Gogiç”, – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. /Blitz.al/
Komento
Etiketimet
Shperndaje