Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plagosje me thikë në Tepelenë, arrestohet autori

Plagosje me thikë në Tepelenë, arrestohet autori
October 14
09:56 2016

Nga Anduena Llabani

Tepelenë – Plagos një shtetas me thikë, arrestohet në flagrancë autori.

Nga specialistët kundër krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ndriçim Malaj, 28 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në një lokal bar-kafe në Tepelenë, pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e shpatullës, shtetasin G.T., banues në Tepelenë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë nga shërbimet e policisë u bë kapja dhe arrestimi i autorit.

Materialet në ngarkim të shtetasit Ndriçim Malaj i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal./Blitz.al/

Shperndaje