Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plagosja e kreut të FRPD në Kavajë, PD: Ngjarje e frymëzuar politikisht, të hetohet

Plagosja e kreut të FRPD në Kavajë, PD: Ngjarje e frymëzuar politikisht, të hetohet
June 17
18:00 2016

Përmes një deklarate për mediat, Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën për ngjarjen e shënuar së fundmi në Kavajë, ku mbeti i plagosur kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Kid Kazazi dhe dy persona të tjerë.

Sipas deputetit democrat Arben Ristani, drejtuesi i PS-së së Kavajës, Saimir Kurti është frymëzuar politikisht. Ky i fundit njihet si krahu i djathtë i Elvis Rroshit dhe ish-drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë.

“Këto akte të përsëritura agresioni, dhune dhe gjakosje me armë ndaj drejtuesve, anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike janë pasojë e kriminalizimit të pushtetit nga Edi Rama. Këto janë armët dhe plumbat e kriminelëve në pushtet të Edi Ramës, të cilët janë thirrur prej tij pikërisht për për të dhunuar, plagosur e gjakosur opozitën dhe qytetarët.”, është shprehur ndër të tjera Ristani.

PD i bëri thirrje Prokurorisë të marrë në kontroll hetimin për të parandaluar përpjekjet e policisë me urdhër të Edi Ramës për lehtësimin e situatës duke ndihmuar autorin e krimit.

Etiketimet
Shperndaje