Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plagosin një shtetas duke e kanosur për motiv hakmarrje, arrestohen në flagrancë babai, i biri dhe nipi

Plagosin një shtetas duke e kanosur për motiv hakmarrje, arrestohen në flagrancë babai, i biri dhe nipi
November 02
11:26 2016

Nga Anduena Llabani

Malësi e Madhe

Plagosin një shtetas duke e kanosur për motiv hakmarrje, arrestohen në flagrancë babai, i biri dhe nipi.

Më datë 01.11.2016, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

* Dan Toskaj, 60 vjeç (babai);

* Besmir Toskaj, 34 vjeç (i biri);

* Edmir Toskaj, 36 vjeç (nipi), të 3 banues në Malësi të Madhe.

Këta 3 shtetas dyshohet se te një lokal në fshatin Vrakë kanë goditur me sende të forta shtetasin Q.S. për motive hakmarrje pasi prej disa vitesh janë në konflikt të ashpër si familje.

I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosje serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje” në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 89, 83/a e 25 të Kodit Penal.

Komento
Shperndaje