Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plagoset nipi i Aldo Bares, vriten dy të tjerë. Lushnja në “shtetërrethim”

Plagoset nipi i Aldo Bares, vriten dy të tjerë. Lushnja në “shtetërrethim”
October 11
20:20 2017

Vetëm pak më parë në lagjen “Loni Dhamo” të Lushnjës ka ndodhur një atentar, ku raportohen dy të vdekur dhe një I plagosur.

Nga ky atentat kanë mbetur të vdekur  Zamir Latifi 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha dhe është plagosur Xhulio Shkurti 21 vjeç.  Sipas Policisë i plagosuri është nipi I kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Ai është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit: 

Viktimat janë shtetasit Z. L, 23 vjeç dhe J. H., 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje.

Shtetasi i plagosur është Xh. Sh, 21 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë. Si dhe ka marrë demtim të lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç.

Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, në po digjet një mjet.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në  automjet tre arme zjarri automatike.

Automjeti  dyshohet se mund të jetë  i autorëve. Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje./Blitz.al/

Shperndaje