Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plagoset me armë gjahu pronari i një furrë buke, zbulohet arsyeja!

Plagoset me armë gjahu pronari i një furrë buke, zbulohet  arsyeja!
March 15
09:21 2019

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e para të ditës së sotme. Ballkanweb raporton se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës, rreth orës 05:00 të mëngjesi në ambientet e një furre buke.

Një 26-vjeçar me inicialet S.T. ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie. Pas krimit autori është arrestuar menjëherë nga policia e Kavajës me akuzën për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal. Materialet hetimore në ngarkim të kësaj ngjarjeje i kaluan prokurorisë./blitz.al

Komento
Shperndaje