Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plagoset 17-vjeçari në qendër të Tiranës

Plagoset 17-vjeçari në qendër të Tiranës
September 16
11:32 2016

Paraditen e sotme, një 17-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qendër të Tiranës. Kjo ngjarje ka ndodhur në një lokal përballë Parlamentit.

Motivet e plagosjes janë ende të paqarta, por dyshohet që të jetë bërë shkak një celular. 17-vjeçari R.M. është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ai është vetëplagosur në këmbë nga pakujdesia, me armën e një shoku.

17-vjeçari ka lajmëruar policinë pas vetëplagosjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje,  po punon për zbardhjen e saj dhe po merr deklaratat e njerëzve të pranishëm./Blitz.al/

Shperndaje