Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plagosen me armë dy vëllezër në Ersekë, largohet autori

Plagosen me armë dy vëllezër në Ersekë, largohet autori
April 09
16:12 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Ersekë, ku kanë mbetur të plagosur dy vëllezër. Burime të policisë bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në malin e Leshnjës, në afërsi të vendit të quajtur Shënkoll.

Dy vëllezërit, D D. 31 vjeç dhe A. D. 34 vjeç, janë qëlluar me armë nga një shtetas, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit të krimit.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Ersekës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Komento
Etiketimet
Shperndaje